Flash News

KRYESORE

Rama bën bilancin e të prekurve me Covid-19 në Shqipëri: Kjo javë ngre furtunën

Rama bën bilancin e të prekurve me Covid-19 në Shqipëri: Kjo

Kryeministri Edi Rama bën bilancin e të prekurve deri tani me Covid-19 në vendin tonë, një javë pasi u shfaq rasti i parë.

Sipas Ramës, një javë pas rastit të parë sot numërohen 42 raste, ku në tre prej tyre shfaqën shenja inkurajuese përmirësimi.

Megjithatë, sipas kryeministrit kjo javë sipas statistikave ngre furtunën.

“Sot, në vigjilje të javës që sipas të gjitha statistikave ngre furtunën kemi të shtruar 20 motra e vëllezër, nga të cilët

10 janë të moshës 60-85 vjeç

6 janë të moshës 50-60 vjeç

4 janë të moshës 30-49 vjeç

vetëm 3 prej të shtruarve janë në reanimacion dhe 1 prej tyre me frymëmarrje të drejtuar. Të tjerët janë në gjendje të qëndrueshme dhe 3 nga këta shfaqin shenja inkurajuese përmirësimi

Zoti u dhëntë mjekëve e infermierëve që kujdesen për ta të gjithë forcën e frymëzimin që u duhet dhe lutjet tona lehtësofshin rrugën e kthimit në jetën normale të çdonjërit prej të shtruarve”, shkruan Rama.

Të fundit