Flash News

KRYESORE

Ish-gazetare dhe këshilltare e Totozanit, ja kush është drejtorja e re e burgut të grave

Ministria e Drejtësisë publikoi ermrat e 24 drejtorëve të rinj të burgjeve.

Sipas ministrisë ata janë shpallur fitues në konkursin për drejtorë.

Mes tyre spikat emri i Elona Demollarit, ish-gazetare e gazetës Shekulli dhe ish-zëdhënëse e Avokatit të Popullit, Igli Totozani.

Më poshtë emrat e plotë:

Fushë Krujë – Agron Hysi

Sarandë – Nasip Hoxha

Vlorë – Ilir Aliaj

Tepelenë – Redi Rama

Shkodër – Gezim Selimi

Rrogozhinë – Ibrahim Bejo

Peqin – Emin Shpata

Lushnjë – Judmir Shurdhi

Tropojë – Flutura Vatoci

Kukës – Seit Vucaj

Korçë – Novruz Hoxha

Lezhë – Shaban Hysa

Fier – Arjan Hasani

Elbasan – Andis Salla

Burrel – Fatjon Kurti

Berat – Hikmet Kellici

Krujë – Abaz Lleshi

Durrës – Qazim Hoxha

“A.Demi” – Elona Demollari

“J.Misja” – Maksim Hamiti

“M.Peza” –  Mithat Shimaj

Kavajë – Njazi Deliu

Vaqar – Petrit Myslymi

Spitali Burgjeve – Apostol Luca

Kush është drejtorja e re e Burgut të Grave në Shqipëri

Drejtorja e re e burgut të grave në Shqipëri, Elona Demollari ka qenë prej 6 vitesh këshilltare në kabinetin e Avokatit të Popullit, një nga institucionet më të rëndësishme në monitorimin e burgjeve në Shqipëri. Demollari vjen në krye të këtij institucioni pas disa ekperiencave të rëndësishme në administratën e shtetit, veçanërisht në fushën e të drejtave të njeriut, burgjet dhe institucionet e kujdesit social. 32 vjeçarja e diplomuar në Universitetin e Tiranës për Media dhe Komunikim dhe me një Master Shkencor për Drejtim dhe Menaxhim pranë këtij Universiteti, ka një eksperiencë studimore të shtrirë në IEPV-të më të rëndësishme të vendit, drejtoritë e policisë dhe komisariatet vendore, si dhe në disa nga institucionet model të izolimit dhe kujdesit social jashtë Shqipërisë. Demollari ka kryer trajnime mbi metodologjitë e inspektimit të burgjeve në Burgun e Palermos monitorim i përbashkët me Difensore Civico në Itali, në burgun e grave Eleona, Thiva në Greqi ku vuajnë dënimin 43 gra shqiptare si dhe në burgun Soto del Real në Spanjë. Ajo ka studiuar gjithashtu pranë Avokatit të Popullit në Portugali mekanizmat e Parandalimit të Torturës, standardet europiane dhe problemet e mbipopullimit në burgje. Demollari ka qenë pjesë e grupit të trajnuar për inspektimin e institucioneve të kujdesit social pranë Avokatit të Popullit të Republikës Çeke. Për një periudhë 4 vjeçare ka qenë një nga drejtueset dhe orientueset e Projektit Danez " Forcimi i kapaciteteve të Avokatit të Popullit:monitorimi i burgjeve, pushteti vendor dhe organizatat e shoqërisë civile. Kryeredaktore e revistës së përmuajshme të Avokatit të Popullit dhe gjendjes të së Drejtave të Njeriut në Shqipëri. Drejtorja e re e burgut të grave së fundmi ka punuar në kabinetin e Drejtores së Përgjithshme të Doganave, Belinda Ikonomi.

Të fundit