Flash News

KRYESORE

Rama bën gafën e radhës në Burrel dhe i drejtohet grave dhe vajzave me një pyetje thumbuese

Rama bën gafën e radhës në Burrel dhe i drejtohet grave

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim elektoral me qytetarët e Burrelit.

Por ndërkohë që përpiqej të sulmonte Partinë Demokratike se nuk ka në lista gra dhe vajza bëri gafën e radhës përpara elektoratit teksa tha se lista e Partisë Socialiste është 50% gra dhe 50% vajza.  Kryeministri iu drejtua po ashtu grave dhe vajzave të Burrelit me një pyetje thumbuese të cilen e përsëriti dy herë:  si iu duket puna në bashki tani që hoqët një grua dhe votuat një burrë?.

“PD e cila kërkon votën në emër një Republike të re ka paguar gjobë për mungesë grashë dhe vajzash në listat e shumë qareve. Sipas PD nuk paska gra dhe vajza të denja për të përfaqësuar Beratin, Lezhën, Fierin, vetëm burra.

Ne i kemi listat 50% gra dhe 50% vajza, ndaj unë i ftoj gratë dhe vajzat të votojnë për Partinë Socialiste. Pasi iku një grua nga bashkia dhe erdhi një burrë si ju duket puna? Unë i them grave dhe vajzave si po ju duket tani puna?” tha Rama nga Burreli.

 

Të fundit