Flash News

KRYESORE

“Rama bën hoxhën, priftin, policin, doktorin…”, Spaho: Nuk po ndjekim ekspertizën e OBSH

“Rama bën hoxhën, priftin, policin, doktorin…”,

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edmond Spaho, në emisionin “Real Story”, deklaroi se Shqipëria nuk po ndjek rregullat e rekomanduara nga OBSH për luftën ndaj koronavirusit. Sipas tij, Kryeministri Rama i ka marrë në dorë të gjitha, duke bërë ekspertin për gjithçka.

“Ju thoni se duhet t’ja lëmë fjalën ekspertëve, e specialistëve. Madje të hartonin dhe të drejtonin strategjinë e përballjes me pandeminë. Për fat të keq s’po shohim specialitet, por kryeministrin nga mëngjesi deri në darkë. Ai bën kryeministrin, ministrin e Shëndetësisë, doktorin, policin, priftin, hoxhën, i ka marrë në dorë ai të gjitha. Ekspertiza e OBSh ka porositur të gjitha vendet, që të bëjë; teste, teste. Sjellja e kryeministrit, nuk është sjellje e autoriteteve profesionale, pasi mjekët kërkojnë që të bëhen testet. Kryeministri ka monopolizuar gjithçka”, tha Spaho.

Sipas tij, Shqipëria është vendi që ka kryer më pak teste në Europë për COVID-19. Ai tha se shqiptarët sot nuk dinë kapacitetet që kemi për të kryer testime. “Jemi vendi që kemi kryer më pak teste dhe dallohemi nga vendet e tjera të Evropës për një mori arsyesh. Dhe ne si qytetarë shqiptarë s’dimë se cilët janë potencialet që ka vendi për të kryer testime. Pse nuk kryhen testime masive? Pas porosisë thonë se kryerja e testeve masive, kapen rastet në kohë dhe kostoja do jetë më e vogël. Ne e dimë se sa kapacitet kanë vendet rreth nesh, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, dhe dimë sa kanë pajisje për oksigjenin dhe s’dimë sa kanë në Shqipëri.

Pse mbahen sekret? Pse nuk kalojmë në testime masive. Kryeministri tha sot se; kemi 6% vdekshmëri. Ne duhet të vazhdojmë të besojmë shifrat e kryeministrit? Kjo është se ne nuk jemi dakord, që të paraqiten faktet dhe kërkojmë nga organet e specializuara të mund të kalojnë në testime masive në mënyrë që të kontrollojmë sa më shpejt, veçanërisht rrethin e kontakteve të pacientëve me COVID. Të gjithë jemi të interesuar që të preken sa më pak persona.”, pohoi Spaho.

Të fundit