Flash News

KRYESORE

Rama bën ironi me opozitën: Vaj me det, tani paskemi punëtorë të varfër që duhen paguar

Rama bën ironi me opozitën: Vaj me det, tani paskemi

Kryeministri Edi Rama vijon të bëjë ironi me me opozitën dhe deklaratat e saj kundër qeverisë për menaxhimin e situatës nga koronavirusi. Vetëm pak pas publikimit të një deklarate të partive opozitare, të cilat akuzonin qeverinë se ka lënë pa ndihma mijëra familje, reagoi dhe kreu i ekzekutivit.

Rama shkruajti në Tëitter, ku bën ironi duke u shprehur se opozia para epidemisë thoshte që ka vetëm të papunë që kishin ikur nga Shqipërië, ndëra tani punëtorë që duhen paguar.

“Para epidemisë kishim vetëm të papunë e të gjithë kishin ikur nga Shqipëria! Tani paskemi vetëm punëtorë e të varfër që duhen paguar, po t'i mbledhësh siç i numëron PD bëhen 2 milionë! Plus fëmijë, studentë, pensionistë, shtëpiake, s'paska ikur kush nga Shqipëria. Vaj Medet PD 7X7?”, shkruan Rama.

Të fundit