Flash News

KRYESORE

Rama bën “liro-shtërngo” me qeverinë: Në gusht kabinet më i vogël me emra të rinj

Rama bën “liro-shtërngo” me qeverinë: Në gusht

Kryeminstri Edi Rama duket se me marrjen e tepsisë, ka filluar të luaj dhe lojën “liro-shtrëngo” për krijimin e qeverisë së re. Ndërkohë që në mënyrë krejt paradoksale ka filluar të kritikojë vetveten me qeverinë “Rama 1”dhe kabinetin e zgjeruar, tani shprehet se do bëj të kundërtën duke reduktuar kabinetin e qeverisë së re dhe duke e pasuruar atë me emra të rinj, e cila pritet të konfirmohet brenda muajt gusht.

Këtë kreu i qeverisë e ka konfirmuar gjatë një intervistë për In Tv, ku thotë se: “Do bëjmë një qeveri të vogël besoj, do punojmë që të zvogëlojmë numrin e agjencive, inspektoriateve, drejtorive, duke u mundur të rrisim eficencën dhe parimi kryesor i 4 viteve do jetë më shumë me më pak në çdo aspekt”.

I pyetur për emrat e ministrave, Rama është treguar i rezervuar. “Patjetër që do t’ua zbuloj, por nuk e kam akoma të qartë se kush do jetë ku”, tha ai. A do të ketë kabineti emra të rinj? Rama përgjigjet shkurt: “Po emra të rinj, patjetër”.

Të fundit