Flash News

KRYESORE

Rama bën një lapsus në 'Facebook’, Vasili s’ia kursen: Ke rrjedhur krejt

Rama bën një lapsus në 'Facebook’, Vasili s’ia

Kryeministri Edi Rama ka bërë një lapsus në “facebook” mbrëmjen e sotme. Teksa ka përgatitur postimin që Rama bën çdo mëngjes në  ‘facebook’, siç duket, vetë kryeministri ose stafi i tij, e ka publikuar pa dashur sonte.

Rama i përshëndet me “mirëmëngjes” ndjekësit e tij në orën 21:00 të mbrëmjes, me një foto të Adela Aliaj, e cila është përfshirë në zyrën e re të Bashkëqeverisjes me njerëzit.

Mirëpo, ndaj këtij lapsusi të Ramës, është treguar i pakursyer Petrit Vasili, i cili shkruan se kryeministri ka rrjedhur fare.

“Kryeministri ka rrjedhur krejt, i thotë pasdites mëngjes

Ua ua ky derdimeni kryeministër gajasi dynjanë se hedh mesazhe ne fb pasdite dhe u thotë mirëmëngjes njerëzve.

Ju kam thënë kaq herë mos e dëgjoni se ka rrjedhur krejt, ia fut kot dhe haluçinacionet e kanë bëra helaq.

Shpërdoron dozën, merr shumë...vërtet shumë.”, shkruan Petrit Vasili i LSI-së.

 

 

Të fundit