Flash News

KRYESORE

Rama bën sërish ekspertin dhe flet para prokurorisë: As Taulanti dhe as polici nuk kanë qenë në komisariat

Rama bën sërish ekspertin dhe flet para prokurorisë: As Taulanti

Kryeministri Edi Rama ishte i pari që deklaroi se audio përgjimi i vëllait të Fatmir Xhafajt ishte i montuar. Rama tha se për rastin në fjalë i kishte ardhur përgjigja privatisht nga një laborator ndërkombëtar.

Sot kryeministri ka bërë sërish të njëjtën gjë, duke u shprehur para prokurorisë sa i takon ngjarjes së ndodhur në Komisariatin e policisë së Krujës.

Në një postim të bërë në Twitter, duke ju drejtuar kreut të opozitës, Rama thotë se ‘po me kamerat e komisariatit si i bëhet(?)se aty as Taulanti as ai polici s'janë fare!’.

“Nuk të vjen zëri dhe s'ke faj! E di dhe unë sa thellë je futur miku im po s'të ndihmoj dot. Nuk ecet me teatër se ja si vjen puna,del një aktor i papaguar e të nxjerr cullak!Po me kamerat e komisariatit si i bëhet(?)se aty as Taulanti as ai polici s'janë fare! Apo po fle ti tani?”, shkruan Rama.

Nuk dihet pse gjithë ky nxitim i kryeministrit për t’u shprehur para organit të akuzës për çështje në të cilat akuzohen përfqësues të qeverisë dhe deputetë të PS-së.

 

Të fundit