Flash News

KRYESORE

Rama bën show me biznesin, ministrja e Sipërmarrjes bojkoton ceremoninë

Mbrëmjen e sotme u organizua ceremonia e përvitshme ‘Bleta e Artë’, ku shpërndahen çmime vlerësuese për sipërmarrës dhe administratorët e vitit. Edhe këtë vit u vlerësuan me çmime një sërë biznese dhe sipërmarrës, në një ceremoni e cila për gati 2 orë u transmetua në ERTV.

Por ajo që ra në sy ishte mungesa e ministres së Sipërmarrjes Sonila Qato. Një moment moderatorët ftuan ministren Qato të jepte një prej çmimeve por organizatorët e njoftuan se nuk ishte e pranishme dhe u gjet një tjetër i ftuar për të dhënë çmimin i cili ishte parashikuar të jepej nga ministrja e Sipërmarrjes.

Nuk dihen arsyet e mungesës së Qatos por fati që ministrja e Sipërmarrjes nuk ishte e pranishme në një aktivitet i organizuar për bizensin nuk është një shenjë e mirë.

Të fundit