Flash News

KRYESORE

Rama bën thirrje për ndihmë nga Stambolli: Të ecësh me njerëz është më mirë se të ecësh i vetëm

Rama bën thirrje për ndihmë nga Stambolli: Të ecësh me

Kryeministri Rama ndodhet në Stamboll me ftesë të presidentit Erdogan, me të cilin zhvilloi një takim pak më parë.

Duke folur në konferencën e donatorëve, kryeministri ka bërë thirrje për solidaritet dhe ndihmë ndaj Shqipërisë për tërmetin që e goditi në 26 nëntor.

“Jam para jush për të kërkuar ndihmë. Pasojat e tërmetit në Shqipëri ishin tragjike. Shumica e ndërtesave të shkatërruara në vendin tonë ishin me ndërtime të dobëta. Godinat po verifikohen nga ekpsertë ndërkombërtare.

Të ecësh me njerëz është më mirë se të ecësh i vetëm.

Falenderoj mbështetjen e kujtdo që është solidarizuar me ne. Falenderoj Erdoganin. Njerëzit që Allahu do më shumë janë ata që ndihmojnë të tjerët. Drita më e çmuar është ajo që vjen në errësirë. Zoti ju bekoftë!”, tha ndër të tjera Rama.

Të fundit