Flash News

KRYESORE

Rama bënë thirrje për bizneset: Nëse kapen me shkelje “Forca e Ligjit” do godasë mbi ta

Rama bënë thirrje për bizneset: Nëse kapen me shkelje

“Komunikimin javor” kryeministri Rama, këtë të diel i'a kishte kushtuar bizneseve të mëdha.

Edi Rama u bëri thirrje të gjitha bizneseve se kanë ende kohë që të vetrregullohen, në të kundërt, të gjitha ato që kapen me shkelje do të goditen nga “Forca e Ligjit”

“Të gjitha kompanitë e mëdha që shkelin të drejtat e punëtorëve nuk do të lejohen më nga Qeveria. Në Shqipëri puna duhet të paguhet denjësisht. Është e qartë që rrogat e rritura në këto vitet e fundit nuk mjafton dhe duhet akoma punë.

Qeveria në janar do të njohe vetëm bilancet e bankave. Qysh në ditët në vijim ne do të përsërisim apelin se të gjitha bizneset duhet të nisin të vetrregullohen. “Forca e Ligjit” do të godas mbi të gjitha bizneset të cilat do të kapen me shkelje, kështu nuk mund të vazhdohet më”- tha Rama.

Të fundit