Flash News

KRYESORE

Rama i bëri nderin e fundit, tashmë ka nisur spastrimi nga administrata i mbështetësve të Tahirit

Rama i bëri nderin e fundit, tashmë ka nisur spastrimi nga

Duket se Edi Rama dhe Saimir Tahiri i kanë dhënë fund miqësisë së vjetër mes tyre. Pak muaj më parë, kreu i mazhorancës, refuzoi kërkesën e prokurorisë e cila kërkoi arrestimin e ish-ministrit, dhe mesa duket ky ishte nderi i fundit që Rama po i bënte ish-krahut të tij të djathtë pasi e shpëtoi nga heqja e mandatit dhe kërkesa e Prokurorisë për arrestimin e tij. 

Por duket se kjo liri po i sjell Saimir Tahirit fundin politik.

Politiko ka mësuar se prej disa javësh, në administratën publike ka nisur largimi i njerëzve të cilët njihen si të afërt me Saimir Tahirin apo që janë emëruar në ato poste me rekomandimin e ish-ministrit të Brendshëm. Urdhri i dalë nga zyrat ‘lart’ ka nisur të shtrihet në të gjitha nivelet e administratës.

Në fakt, procesi i spastrimit të administratës nga njerëzit e Tahirit nisi nga Fatmir Xhafaj, i cili brenda pak javësh nxori nga zyrat e ministrisë së Brendshme një pjesë të mirë të stafit të paraardhësit të tij. Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme, Rama shkarkoi Drejtorin e Shërbimit Kombëtar të Punësimit, i cili njihej për lidhjen e fortë me ish-ministrin e Brendshëm.

Tahiri pritet ta pranojë në heshtje këtë vendim të Ramës, duke qenë se sot vijon i qetë punëm si deputet i Kuvendit të Shqipërisë ndonëse mbi rëndojnë akza për përfshirje në trafikun e drogës.

Të fundit