Flash News

KRYESORE

Rama: Beteja jonë jo me Metën, por me KÇK-në, më 25 nëntor shpalos platformën për ligjin special

Rama: Beteja jonë jo me Metën, por me KÇK-në, më 25

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar projekt –rezolutën që pritet të miratohet sot në Kuvend si një beteje jo me Metën, por me grupin KÇK, që sipas tij janë një grup gjyqtarësh dhe prokurorësh të lidhur me bandat kriminale.

Sipas Ramës, përplasja e Metës nuk është me Kuvendin, por me drejtësinë, madje nuk kursen as partnerët strategjikë si SHBA e BE.

“Histori tani e zakonshme me Ilir Metën. Përplasja është jo mes nesh dhe Metës, por mes Metës dhe drejtësisë.

Për këdo që do të kuptojë, jemi përballë si Kuvendi, me njeriun që e ka humbur busullën dhe e ka kthyer presidencën në një frenxhi prej ku sulmon nga të 4 anët, duke qenë ne këtu 100% në të njëjtën linjë me SHBA dhe BE.

E lehtë të kuptohet Meta nuk kursen as partnerët strategjikë e aleatët e palëkundur të vendit, SHAB e BE, duke na vënë në pozitë të gjithëve jo komode dhe të turpshme, për ta thënë me të gjitha fjalët deri në fund sepse insinuon haptaz. Këto përfaqësitë e nderuara të shteteve që janë që në fillim të procesit të reformës në drejtësie promotore të saj akuzohen si të korruptuara.

Nuk më turp dhe pas kësaj s’ka as nevojë të zgjatemi për të shpjeguar arsyet që na sjellin këtu. Këtë herë nuk do merrem me Metën, por me drejtësinë, që është ende në ardhje dhe që ende kërkon shumë vullnet, durim e shumë mbështetje nga ne. Para se sa të vendosnim dhe të bënim atë që Kuvendi bëri duke zgjedhur dy anëtaret e reja të GJK, dhe zgjedhjen e një tjetre nga mospërmbushja e detyrës për të zgjedhur brenda afateve nga presidenti, jemi dakordësuar me aleatët dhe i jemi referuar opinioneve nga ekspertëve të tyre që janë pjesë integrale e reformës në drejtësie OPDAT dhe Euralius”, tha Rama.

Nisma kundër KÇK

Kryeministri Edi Rama u ndal jo vetëm te përplasja e krijuar për Gjykatën Kushtetuese, por sipas tij kjo situatë vjen për shkak të grupit KÇK, ndaj më 25 nëntor thotë se do të prezantojë platformën kundër këtij grupi.

“Jemi në pozitë të vështirë jo në raport me episodin, është vetëm një tjetër shprehje e vështirësisë së reformës.

Ajo që duhet të ishte drejtësie, është rëndom padrejtësi nga gjyqtarë e prokurorë që i përkasin KCK. Beteja jonë sot nuk është me Metën, por me KCK-në, procesi që jemi mbledhur sot është shumë më i thjeshtë dhe i qartë. Për të vepruar një orë e më parë duke nxjerrë në pah përmasën e llumit që është kthyer në shtupë që e pengon më shumë se asnjëherë tjetër rrjedhjen e lirë të ujërave drejtë konsolidimit të sistemit të drejtësisë.

Të përshpejtojmë që të mos e lëmë KCK në radhën e pritjes së vettingut, por ta nisim me një përshkallëzim të luftës kundër krimit të organizuar.

Ka që nuk janë dënuar nga ata që e kthyen drejtësinë në pazar, ku kriminelët ishin të aprët që jepnin ofertën, zakonisht kanë patur ofertën më të mirë. duhet të kthehen në shënjestrën tonë.

nuk mundet që KCK të gëzojë pasuritë e tyre. Ofensiva do jetë thelbi i procesit pa kthim që do nisë një orë e më parë. Isha këtu kur fola për rastin skandaloz të Durrësit dhe kur jam zotuar se do ti sjell kuvendit një platformë ligjore për tu miratuar për tu kthyer në platformë lufte ndaj KCK e krimit të organizuar. Është cështje ditësh.

25 nëntor do i prezantoj këtë platformë publikut. Do jetë sfida e kuvendit që do ndajë këtë sallë. Ligji special është në një proces intensiv, luftë që nuk është parë asnjëherë në Shqipëri do jetë luftë ku kemi nevojë për mbështetjen juridike të gjithanshme”, tha Rama.

Të fundit