Flash News

KRYESORE

Rama bezdiset nga Veliaj në Panairin e Punës; detajet që konfirmojnë raportet e 'ngrira' mes tyre

Rama bezdiset nga Veliaj në Panairin e Punës; detajet që

Prej disa kohësh përflitet se raportet mes kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut Veliaj nuk janë si më parë, kur shfaqeshin së bashku në çdo dalje publike dhe nuk linin media pa lavdëruar njëri-tjetrin.

Dyshimet janë rritur edhe më shumë nga deklaratat e Ramës së nuk ka vendosur ende nëse do ta rikandidojë Veliajn në zgjedhjet elektorate të vitit 2019.

Ndërsa, disa episode interesante kanë ndodhur gjatë Panairit të Punës ditën e sotme, ku morën pjesë Rama dhe Veliaj.

Kryeministri vizitoi tendat e panairit, ku në njërën prej tyre ishte vendosur stafi i bashkisë Tiranë me në krye Veliajn.

Në ndryshim me stendat e tjera ku Rama iu jepte dorën të drejtuesve, e njëjta gjë nuk ndodhi me stafin e Lali Erit.

Rama nuk ia dha dorën Veliajt, ndërsa gjatë kohës që ai po fliste, Kryeministri s’ka reaguar, duke mos dhënë asnjë shenjë interesi ndaj fjalës së kryebashkiakut.

Në përfundim të fjalës së Veliajt, Rama është larguar pa reaguar, ndërsa në momentin që ai i ka hedhur dorën në shpinë, Rama u duk sikur u shmang.

Të fundit