Flash News

KRYESORE

Rama-bizneseve: Aplikoni në e-albania për veprimtarinë në plazh, s’ka më allishverishe nga e shkuara

Rama-bizneseve: Aplikoni në e-albania për veprimtarinë në

Kryeministri Edi Rama ka ftuar biznesetr që duan të ushtrojnë aktivitetin e tyre nëpër plazhe, që të aplikojnë për leje në e-albania .

Teksa publikon një video, thekson se aplikimi për hapësirën e plazhit nga subjektet do të bëhet në E-albania, duke marrë përgjegjësi për zbatimin e rregullave dhe mos shmangur asnjë detyrim ndaj qytetarëve, bashkisë, shtetit.

Sipas kryeministrit sistemi i ri siguron transparencë dhe shmang zvarritjet. “Zero kosto, zero ecejake, zero rryshfet!”, shkruan Rama.

Sqarimi i Ramës

Në e-Albania https://e-albania.al/, aplikim për ushtrimin e veprimtarisë si stacion plazhi, PËR TË GARANTUAR SA MË SHUMË SIGURI NË MBROJTJEN E SHËNDETIT DHE PËR TË MOS LEJUAR MË ZAPTIMIN E PLAZHEVE QË PËR 30 VJET U KA NXIRË PUSHIMET NJERËZVE TË KËTIJ VENDI

Subjektet akomoduese apo shërbimi duhet të aplikojnë në e-Albania për marrjen në përdorim të hapësirës së plazhit përgjatë gjithë sezonit 2020, duke marrë përgjegjësi për zbatimin e rregullave dhe mosshmangur asnjë detyrim ndaj qytetarëve, bashkisë, shtetit.

Aplikimi është i thjeshtë dhe mund të bëhet edhe nga telefoni

Një sistem i ri këtë vit, që siguron transparencë, shmang zvarritjet po edhe allishverishet e të shkuarës dhe garanton paprekshmërinë e plazheve publike

Ndiqni videon e mëposhtme me të gjitha sqarimet e nevojshme!

Zero kosto, zero ecejake, zero rryshfet!

Me https://e-albania.al/, sezon të mbarë turistik

Të fundit