Flash News

KRYESORE

Rama braktis sallën në mes të mocionit me opozitën, Basha: Po takon skutave Saimir Tahirin

Rama braktis sallën në mes të mocionit me opozitën, Basha:

Ndërsa ka nisur interpelanca me opozitën për skemën e ndihmës ekonomike që prej orës 10.00, kryeministri Edi Rama është larguar pak minuta më parë nga salla e Kuvendit. Kreu i PD ka kërkuar fjalën në foltore dhe ka kërkuar rikthimin e Ramës dhe të përballet në mocionin e kërkuar me debat me opozitën.

Sipas Bashës, Rama është larguar pasi takon fshehurazi Saimir Tahirin, ish-ministrin e Brendshëm i cili akuzohet se është përfshirë në një aferë korruptive në bashkëpunim me organizatën kriminale të Habilajve.   

“Rama e braktis seancën kur flitet për familjet në gjendje të mjerueshme, kjo sepse nuk i ka prioritet ata njerëz. Ku shkoi, iku të takojë Tahirin fshehurazi si mi nëpër skutat e spitaleve. Shpikin dhe sëmundje të paqena, kanë vetëm një sëmundje: Kokaina.

Sëmundja e përbashkët, jo atë që konsumojnë, por atë që sjellin me kontenier me vlerë 180 mln euro ngarkesa. Lerini përrallat me ruse dhe shikoni faktet me kolumbianë. Pezullo seancë, dhe të thirret Rama, të ndërprpresë kafen me Tahirin apo bosin e kokainës dhe të vijë këtu”, u shpreh Basha. 

Të fundit