Flash News

KRYESORE

Rama cakton drejtuesit politikë të PS në qarqe, vetë do të jetë përkohësisht drejtues i Durrësit

Rama cakton drejtuesit politikë të PS në qarqe, vetë do

Ka përfunduar para pak minutash mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Socilaiste në Elbasan, e cila ka zgjatur rreth 90 minuta. Në mbledhjen e sotme, Rama i ka përcaktuar detyrat deputetëve në prag të zgjedhjeve qendrore të vitit 2021.

Gjithashtu janë bërë disa ndryshime të disa drejtuesve politik në disa qarqe të vendit.

Kështu, burime bëjnë me dije se Rama ka hequr Vangush Dakon nga drejtimi i PS-së në Durrës, duke caktuar veten e tij drejtues në këtë qark. Në Tiranë janë caktuar tre drejtues, ku një prej tyre do të jetë kryebashkiaku Erion Veliaj, gjithashtu do të jetë dhe Elisa Spiropali si dhe Ervin Bushati.

Në Shkodër është caktuar drejtues politik Ilir Beqaj, ndërsa në Kukës, në vend të Beqajt është caktuar Safet Gjici. Në Lezhë, Rama ka rikthyer drejtuese ish-ministren e Arsimit, Lindita Nikollan.

Këto vendime pritet të zyrtarizohen në Asamblenë Kombëtare të PS-së e cila mësohet se do të mblidhet në 4 shtator.

Të fundit