Flash News

KRYESORE

Rama citon kancelarin austriak për lehtësimin e masave: Plani i Austrisë i ngjashëm me tonin

Kryeministri Edi Rama ka cituar kancelarin austriak, i cili ka bërë me dije se në vijim do të ketë hapje dhe lehtësim masash, në varësi të lëvizjes së numrave.

Përmes një postimi në Facebook, Rama tha se plani austriak është i ngjashëm me planin e Shqipërisë, vetëm se më i avancuar në kohë.

Reagimi i plotë

AUSTRIA KA NJË PLAN HAPJEJE TË NGJASHËM ME TONIN DHE MË TË AVANCUAR NË KOHË ME RRETH 10 DITË. JA ÇFARË KA SHKRUAR PARA PAK MINUTASH NË TËITTER KANCELARI AUSTRIAK:

"Qasja jonë në muajt e ardhshëm do të jetë e qartë: aq liri sa të jetë e mundur, aq shtrëngime sa të jetë e nevojshme. Nëse numrat do të lëvizin në drejtimin e gabuar, ne do përdorim frenat e emergjencës që do të jenë gati në çdo moment".

Të fundit