Flash News

KRYESORE

Rama çohet nga vendi i tij dhe ulet pranë Taulant Ballës në Kuvend; i parapriu akuzës së rëndë ndaj LSI

Rama çohet nga vendi i tij dhe ulet pranë Taulant Ballës

Kryeministri Edi Rama është ngritur gjatë seancës plenare nga vendi i tij dhe ka shkuar për t’u ulur pranë kreut të grupit parlamentar, Taulant Balla. Rama dhe Balla kanë biseduar disa minuta dhe më pas kryeministri është ulur në krah të deputetes tjetër socialiste, Ermonela Felaj.

Ky veprim i Ramës i parapriu kërkesës së Ballës ndaj LSI-së për të dhënë shpjegime për lidhjet me Klement Balilin, të shumëkërkuarin nga policia. Mazhoranca akuzoi sot ish-ministrin e Bujqësisë, Edmond Panariti, se ka firmosur dy kontrata me Balilajt kur Klementi ishte në kërkim.

PS rikthen Klement Balilin për të sulmuar LSI-në, ndërhyn Spaho: Doni t’i lini dobiçin në derë opozitës

150 hektarë tokë, dy kontratat për të cilat Panariti akuzohet se ka nënshkruar me Balilajt

Pas akuzave të Braçes për Balilajt, LSI i nxjerr të palarat PS-së: S’u përmbushën 2 qokat e deputetëve

Të fundit