Flash News

KRYESORE

Rama çon ‘Tërmetin për tërmetin’ në Durrës, në cilën zonë u pozicionua kryebashkiaku i Tepelenës

Rama çon ‘Tërmetin për tërmetin’ në

Kryeministri Edi Rama zhvendosi që prej orëve të para të mëngjesit jo vetëm prefektët, disa ministra e deputetë, ushtrinë, Emergjencave Civile, por edhe disa prej kryebashkiakëve në Durrës.

Qyteti bregdetar u godit më shumë se Tirana nga tërmeti i djeshëm me magnitudë 5.8 i shkallës rihter, duke shkaktuar jo vetëm dëme të mëdha materiale, por edhe të lënduar në njerëz.

Sot në mesditë, kryeministri organizoi një takim për ndarjen e grupeve të punës me përfaqësues të pushtetit vendor dhe ato qendror, si dhe specialistë e inxhinierë të fushës, gjatë mbledhjes së prefekturës. Gjithsej u caktuan 12 grupe pune, sipas njësive vendore në terren.

Në njërin prej tyre, për masat ndaj tërmetit, caktohet edhe Tërmet Peçi, kryebashkiaku i Tepelenës, që si për ironi mban emrin e fenomenit që shkaktoi dëme në këtë zonë.

Ai u caktua bashkë me kryebashkiakun e Sarandës  në njësinë administrative të Ishmit.

Kujtojmë se Peçi është nga ata kryebashkiakë që shpesh herë nuk i kursen etiketimet për kryeministrin Rama, apo ‘komandantin’ siç e cilëson ai.

Të fundit