Flash News

KRYESORE

Rama debaton me banorët në Kombinat: Ikni nga tërmeti sa të doni, do ta gjeni te rruga nëse e keni të shkruar

Rama debaton me banorët në Kombinat: Ikni nga tërmeti sa të

Kryeministri Edi Rama ka debatuar me banorët e Kombinatit në Tiranë, ndërsa ka parë nga afër dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Banorët e kanë rrethuar duke i shprehur secili ankesat personale, ndërsa kanë ngritur më së shumti shqetësimin se po flenë prej 4 ditësh nëpër makina dhe se nuk kanë ku të akomodohen sa të kryhen inspektimet përkatëse për të vlerësuar gjendjen teknike të pallateve që kanë pësuar krisje.

Megjithatë, Rama ka nisur të debatojë me banorët, pasi sipas tij nuk e linin të sqarohet dhe me arsyetimin se nuk mund t’i japë secilit prej tyre sqarime veçmas.

Pjesë nga debati:

Banorja: Sa do zgjasë e gjitha kjo?

Rama: Me çfarë pune merresh. Call Center? Më shiko mua, dhe mu përgjigj, i bën dot të gjitha telefonatat njëherësh?

Banorja: Gjithë secili ka hallin e vet, unë kam një vajzë të vogël, s’kam ku të rri.

Rama: Nuk ta them sot sa do zgjasë.

Banorja: Po ne po rrime përjashta

Rama: u kemi ofruar qendrat sociale, ti e do shtëpinë e re menjëherë.

Banorja: S’po kërkoj shtëpi të re, një vend ku të fus kokën.

Rama: Në qendrën sociale të pritjes në Misto Mame.

Banorja: Kemi kërkuar mbrëmë e na kanë thënë policët janë plot.

Rama: Më vjen keq, nuk është plot, kjo është e pavërtetë. Merre gocën e do shkojmë bashkë te qendra përkatëse.

***

Banorja tjetër: Kemi 4 ditë që flemë në makina se qendrat sociale janë të tejmbushura.

Rama: Është e pavërtetë kjo që thua. E mirëkuptoj se je e traumatizuar dhe nuk di ca flet dhe kjo është normale. Ti nuk ke vajtur fare dhe e ke me të thënë.

Banorja: Ju e dini

Rama: Do bëjmë analizën e godinës e do themi bën a s’bën. Tani merre gocën e puthe cdo orë dhe thuaj Zotit faleminderit se larg qoftë dje mund të ishe ti duke qarë që keni humbur njerëz, të jeni të qetë e të duruar. Po ti Zotin ca e di, Ent banesash? Tani më sill shtëpinë?

Banorja: Do rri këtu

Rama: Po mirë rri këtu po mos bëj cinizëm se s’ka kuptim.

Banorja: Vazhdoni

Rama: Ca do me thënë, pse bën ironi.

***

Rama : A ka mundësi të dëgjoni se e kam të pamundur të sqaroj të gjithë tek për tek. Ja prapë, nuk ka nevojë të më falënderosh. Si puna juaj janë më mijëra. Po të lutem se më doli shpirti, nuk ka kam më fuçi. U çmenda mo. Mos harroni se jeni mirë se kjo është e para. 22 veta i çuam në dhe dje.

Banorja: Epo viktimat e radhës i bie të jemi ne.

Rama: urdhëro, po edhe unë nuk kam ardhur nga hëna, edhe unë i kam njerëzit e familjes time i kam në këtë hall, po pse do jesh viktima e radhës.

Banorja: po se është pallati im dhe jo të gjithë i kanë mundësitë të venë diku

Rama: Do shkosh te qendra sociale

Banorja: nuk mund të shkoj se jam në punë, ku të le shtëpinë se kanë plasur vjedhjet.

Rama: Unë nuk ndaloj njeri të rrijë edhe në shi. Qendra sociale nuk është burg. Të mban me dyshek dhe mos të kesh qiellin mbi kokë.

Rama: Po si është e mundur që vazhdon e flet ti, po më bën përkthim? Ti shqip po flet

O do më lini ta mbaroj e të iki se ka të tjerë më keq se ju. Na lini të bëjmë analizën me inxhinierët. Po lere rrofsh, rrofsh, secili do rrojë sa ta ketë të shkruar, ikini tërmetit sa të doni, do ta gjeni te rruga nëse e keni të shkruar ashtu. Unë e kam të qartë këtë punë, rri tani. Nuk e gjen nga tërmeti, e gjen nga fara kosit.

Qendrat sociale janë të përkohshme, mos më vdisni para kohe se nuk ua zgjidh më këto punë se më morët shpirtin. Ti marrim gjërat me radhë.

Të fundit