Flash News

KRYESORE

Rama del blof me propagandën, deputeti i PD-së publikon videon me gjendjen reale të rrugës në Vlorë

Kryeministri Edi Rama e nisi ditën e sotme duke publikuar një video me ‘pamje të rrugës së re turistike të Pyllit të Sodës në Vlorë’. Por deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ka publikuar një tjetër video të rrugës tek Pylli i Sodës dhe që gjendja e saj është krejt e ndryshme nga ajo që propagandoi kreu i qeverisë.

Shehaj ka bërë një krahasim të të dyja video-ve duke thënë se rruga është disa kilometra dhe se kryeministri ka asfaltuar vetëm 500 metra.

“Propaganda e Ramës ka prekur fundin. Shikoni se si është rruga për tek Pylli i Sodës dhe për në plazhin e Zvernecit. Kjo rrugë është disa km, Rama ka asfaltuar 500 m rrugë dhe pjesa tjetër është katrahurë”, shkruan Shehaj.

Të fundit