Flash News

KRYESORE

Rama: Deri të shtunën e kaluar Meta ishte një President i baraspeshuar, se them arsyen që më dha për mosdekretimin e Lleshit

Rama: Deri të shtunën e kaluar Meta ishte një President i

Kryeministri Edi Rama tha se ai nuk e ka shkelur Kushtetutën në rastin e propozimit të Sandër Lleshit në postin e ministrit të Brendshëm. I ftuar në emisionin ‘Repolitix’, Rama tha se deri të shtunën Ilir Meta ka qenë i baraspeshuar si President ndërsa shtoi se në bisedën 90 minuta që ata zhvilluan, kreu i shtetit i ka dhënë një arsye, të cilën nuk e konsideroi të tillë, por tha se nuk do e bënte publike.

“Ilir Meta deri të shtunën e kaluar, në këndvështrimin tim ka qenë President goxha i baraspeshuar. Presidenti ka luajtur rolin e tij me korrektesë.

Në bisedën me mua 90 minuta nuk ka pasur asnjë shije, as të largët pazari, nuk ka pasur asnjë arsye të ububushme.

Ka qenë një arsye që mua më është dukur, si ka mundësi, fare e thjeshtë. Nëse do e them do shkel etikën se është një bisedë mes nesh.

Unë uroj shumë që Presidenti të ketë realisht shqetësimin që ka shprehur dhe të mos jetë viktimë e trazirës psikologjike dhe morale të opozitës që mund të ketë influencën me të për të luajtur një rol destruktiv”, tha Rama.

Të fundit