Flash News

KRYESORE

Rama i dha urdhër, por drejtori i ALUIZNI-t në Shkodër nuk e pret qytetarin, a do shkarkohet si drejtori i LSI?

Rama i dha urdhër, por drejtori i ALUIZNI-t në Shkodër nuk e pret

Pavarësisht se kryeministri Edi Rama i dha urdhër Tonin Markut, drejtori i ALUIZNI-t në Shkodër, për t’i zgjidhur hallin qytetarit Maxhid Alibali, ku i fundit është përballur sërish me neglizhencën e zyrtarit.

Alibali tregon se “drejtori i ALUIZNI-t nuk e ka pritur në zyrë”, ndërsa thekson se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga kërkesa e tij.

Rama i la më pak se 24 orë kohë Markut për të zgjidhur problemin, por tashmë që kanë kaluar disa ditë, sërish qytetari nuk ka marrë zgjidhje. Megjithatë, drejtori i ALUIZNI-t në Shkodër vazhdon të qëndrojë në detyrë dhe kjo në kundërshtim me precedentin që vetë Rama vendosi pak ditë më parë kur shkarkoi drejtorin e ALUIZNI-t Berat. Madje, drejtori i Përgjithshëm, Artan Lame shkoi deri aty sa e shkriu të gjithë drejtorinë e Beratit. Ndryshimi i vetëm në këto dy raste është se Përparim Sinaj në Berat ishte i LSI-së, ndërsa Tonin Marku në Shkodër është i PS, madje gjatë fushatës ai u pezullua përkohësisht për shkak të shkeljes së ligjit.

Të fundit