Flash News

KRYESORE

Rama dhe Basha kanë zhvilluar një takim sekret? Kreu i opozitës: Ja nga ka dalë thashethemi

Rama dhe Basha kanë zhvilluar një takim sekret? Kreu i opozitës:

Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, kreu i PD-së, Lulzim Basha është pyetur edhe për disa pretendime që qarkullojnë në media, se ai dhe kryeministri Edi Rama kanë zhvilluar një takim privat dhe që i është mbajtur sekret publikut.

Basha hodhi poshtë këto raportime duke i konsideruar thashetheme që sipas tij dalin nga paradhoma e Ramës.

“Të gjitha thashethemet për një takim midis meje dhe Ramës nuk janë pjesë e korridoreve mediatike, por i paradhomës së Edi Ramës që më pas trafikohen në media. Nuk jam takuar dhe nuk kam ndërmned të takohem me Edi Ramën, por jam gati të takohem me gjithë aleatët për t’i ofruar vendit një qeveri anti-mafia”, theksoi kryeopozitari.

Të fundit