Flash News
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Rama dhe Haradinaj versione të ndryshme për qëndrimet rreth taksës, Cakaj: Deklarata e kryeministrit 100% e vërtetë
Ramush Haradinaj u shpreh se Edi Rama i ka bërë presion për heqjen e taksës me Serbinë, ndërsa u përgënjeshtrua nga kryeministri i Shqipërisë.
Cakaj, një nga dëshmitarët u shpreh se deklarata e Ramës ka qenë 100% e vërtetë, por shmangu pyetjen “nëse ka gënjyer Haradinaj”.
“Ajo që ka thënë kryeministri Rama nuk është 95,96,97,98,99, por 100% e vërtetë. Në Berlin është kërkuar një pezullim i taksës. Është diskutuar për 4-6 muaj të hiqet taska për t’ju rikthyer dialogut. Por kërkesa nuk është parashtruar në kuadër të diskutimeve zyrtare. Aq më tepër ëstë ofruar edhe mundësia për liberalizimin e vizave. Ishte thjesht një këmbim pikëpamjesh gjatë një takimi informal. Nuk thashë që Haradinaj ka gënjyer por që kryeministri i Shqipërisë ka thënë të vërtetën.Unë jam një prej dëshmitarëve siç tha edhe Haradinaj,“-u shpreh Cakaj.
https://politiko.al/cakaj-perplaset-me-gazetarin-jap-doreheqjen-nese-gjen-foton-time-me-dekorate/