Flash News

KRYESORE

“Rama dhe krimi, binom i pandarë”, PD akuza kryeministrit: Promovoi dhe kandidoi për deputetë dhe kryetarë bashkie të inkriminuarit

“Rama dhe krimi, binom i pandarë”, PD akuza kryeministrit:
Ndërsa PS mbledh sot anëtarët e grupit parlamentar në Elbasan për të nisur përgatitjet për zgjdhjet e ardhshme, Drejtori i fushatës në Partinë Demokratike, Alfred Rushaj, ka hedhur një lumë akuzash ndaj kryeministrit Rama. Përmes postimit të një video në Tëitter me deklaratat e Kryeministrit dhe ish-kryebashkiakëve apo ish-deputetëve që lanë detyrën për shkak të ligjit të dekriminalizimit, Rushaj thekson se “Rama dhe krimi janë binom i pandarë.” Rushaj akuzon kreun e socialistëve se promovoi dhe kandidoi për deputetë dhe kryetarë bashkie njerëz të lidhur me krimin. “Rama frymëzoi, promovoi dhe kandidoi për deputetë dhe kryetarë bashkie njerëz të lidhur me krimin. Të përzgjedhurit e tij politik, që prej nisjes dhe deri në zgjedhjet e fundit monopartiake kanë qënë në shumicë persona me precedent penal, të larguar me turp nga ligji i dekriminalizimit dhe denoncimet e opozitës dhe medias. Rama dhe krimi janë binomi i pandarë që kanë lëshuar tentakulat në politikën shqiptare të viteve të fundit”, shkruan Rushaj.  

Të fundit