Flash News

KRYESORE

Rama dhe Majko ‘show’ në ERTV, përplasen në transmetim direkt: Pusho dhe hajde çohemi se…

Rama dhe Majko ‘show’ në ERTV, përplasen në

Edi Rama dhe Pandeli Majko kanë dhënë ‘show’ gjatë transmetimit direkt në ‘Facebook’, duke u përplasur për shpërblimet që meritojnë apo jo familjarët e dëshmorëve.

Ka qenë një e moshuar që i ka kërkuar Ramës llogari për mosdhënien e shpërblimeve, por kryeministri është shprehur se nuk mund të paguhen edhe pasardhësit e pasardhësit të dëshmorit.

Ish-kryeministri Pandeli Majko nuk e ka konsideruar se ishte kjo përgjigjja e duhur për familjet e LANÇ dhe është mundur të rregullojë situatën. Ai ka nisur t’u shpjegojë të moshuarve vendimin e qeverisë por është bezdisur nga ndërhyrjet e shpeshta të Ramës. Në një moment Majko e ka goditur me bërryl Ramën dhe i ka kërkuar të pushojë.

Kur ka parë se situata nuk po përmirësohej, Majko i ka kërkuar Ramës që të lëviznin nga kafja ku ishin ulur dhe të inspektonin punimet në zonë.

Debatin mund ta ndiqni gjashtë minuta nga fundi i videos.

 

Të fundit