Flash News

KRYESORE

Rama dhe Manastirliu u përgjysmojnë ndihmën ekonomike studentëve me talasemi, deputetja publikon faktet

Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Ogerta Manastirliu ka vendosur t’u përgjysmojë ndihmën financiare nxënësve dhe studentëve që vuajnë nga talasemia.

Deputetja e LSI, Floida Kërpaçi ka denoncuar këtë veprim të qeverisë së Edi Ramës që vështirëson edhe më shumë jetesën për të rinjtë me talasemi. Sipas Kërpaçit, për studentët kjo ndihmë është përgjysmuar nga 300 mijë lekë të vjetra në vetëm 150 mijë lekë, ndërsa për nxënësit nga 200 mijë lekë të vjetra në 150 mijë lekë.

Deputetja e LSI kërkon largimin e kryeministrit Rama në mënyrë që shteti të rikthehet në shërbim të njerëzve të thjeshtë.

Reagimi:

SKANDAL-KRYEMINISTRI GRABIT TË RINJTË ME TALASEMI!

Qeveria ka futur duart edhe tek mbështetja e të rinjve me Talasemi !‼

Edhe ajo pak që ishte, e përgjysmuan...

Është tragjike që të rinjtë me talasemi, që luftojnë në mënyrë të përditshme për jetën, në vend të prisnin mbështetje më të madhe, qeveria "gjasme e majtë" iu përgjysmon jetën!

Me poshtë disa Fakte!

FAKT/ Çdo STUDENT me Talasemi për ciklin e plotë të studimit+ 1 vit MERRTE 30.000 lekë.

SOT, Studenti MERR 15.000 lekë vetëm për ciklin e plotë( 1 vit shtesë e kanë hequr).

FAKT/ Çdo GJIMNAZIST me Talasemi MERRTE 20.000 lekë.

SOT GJIMNAZISTËT MARRIN VETËM 15.000 lekë.📉

E ngrita këtë shqetësim edhe në komision, në dëgjesën në Ministrinë e Shëndetësisë por nga ta nuk pati asnjë përgjigje!🔇

Rilindja e ka kthyer në model pune grabitjen e atyre që janë në hall, atyre në nevojë, dhe dhënien pa të drejtë të parave të taksapaguesve tek miqtë e qeverisë.

Njerëzit e thjeshtë varfërohen, ndërkohë që miqtë e qeverisë pasurohen padrejtësisht në kurriz të tyre.💵❌

Largimi i Edi Rames dhe rrëzimi i qeverisë së tij, e vetmja rrugë për rikthimin e shtetit në shërbim të njerëzve të thjeshtë!

Të fundit