Flash News

KRYESORE

“Rama dhe qehajai i tij Leli u vijnë banorëve në derën e shtepisë pa lajmërim”, PD reagon pas shembjes të objekteve në Vlorë

Tensione dhe përplasje mes policisë dhe banorëve ka pasur në aksionin e Inspektoriatit Kombëtar të Mjedisit për shembjen e 60 objekteve në Radhimë.

Pronarët e bizneseve kanë kundërshtuar vijimin e tij të pakënaqur, pasi kërkojnë të sqarohen për projektin.

Ish-deputetja demokrate Nada Meçorapaj e cila ndodhet pranë banorëve në Rradhimë thotë se prishja e objekteve ndodhi pa lajmërim dhe në kundërshtim me ligjin.

“Si çdo here tjeter Rama dhe qehajai i tij Leli u vijne banoreve ne deren e shtepise dhe te prones pa lajmerim, ne kundershtim me ligjin dhe pa shpjegim.

Sic e thote vlonjati i mençur: ne bejme me te miren, ai vjen na e prish dhe thote se do bejme shtet”-shkruan Meçorapaj në Facebook.

Vlorë/ Aksioni për shembjen e 60 objekteve, përplasje mes policisë dhe banorëve

Të fundit