Flash News

KRYESORE

“Rama dhe Tahiri e dinë ku fshihen tre ish-zyrtarët e policisë”

“Rama dhe Tahiri e dinë ku fshihen tre ish-zyrtarët e

Në një dalje për mediet, kryetarja e Lëvizjes socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka folur në lidhje me urdhër-arrestet që janë firmosur për tre ish-zyrtarët e policisë. Kyryemadhi deklaroi se Edi Rama po i fshehë të akuzuarit, gjë e cila sipas saj tregon se kryeministri vijon t’i mbrojë bandat.

Kryyemadhi deklaronë se ka ardhur koha që fronti opozitarë të bashkojë forcat për të larguar qeverinë e përlyer në pazare dhe trafiqe me banditë.

“Me fshehjen që po i bën tre të akuzuarve po vërteton se po vijon të jetë pjese e bandave që kanë në pronësi drogen në Shqipëri. Ky veprim i sotëm është në vijim të mbrojtjes së bandave të drogës dhe tregon se perse nuk janë ndaluar dy vëllezërit Habilaj.

Askush më mirë se Rama nuk e di se ku fshihen të kërkuarit e drejtësisë. Rama me bashkëpunëtorin e tij Saimir Tahiri janë në dijeni të lëvizjeve dhe në dispozicion të fshehjes së tyre se kane frikë nëse ndonjë nga ata flet që do nxjerre në krye të çorbës emrin e Edi Ramës. Njeriu që sot ka frikë më shumë se 3 policët e akuzuar por edhe se Haki Cako që janë njësoj të implikuar në bandat kriminale, ndaj sot më shumë se kurrë fronti ynë opozitar duhet të bashkojmë forcat dhe të shporrim këtë lloj politikani që është përlyer në pazare dhe trafiqe me banditë. Sot Rama dhe oborri i tij heshtin, por ta kenë të qartë se heshtja e tyre s’do i shpëtojë  dot nga fajësia që kanë” tha ajo.

 

Të fundit