Flash News

KRYESORE

"Rama dhe Vuçiç, të pikëlluarit e mëdhenj të Ballkanit", PD: Lobuan kripur, por Trump u grisi sot planin për copëtimin e Kosovës

"Rama dhe Vuçiç, të pikëlluarit e mëdhenj

Anëtari i Kryesisë në Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku ka reaguar sërish përsa i përket marrëveshjes ekonomike mes Serbisë dhe Kosovës, të firmosur nën “bekimin” e Presidentit Trump.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Çollaku shkruan se “Te pikelluarit e medhenj te Ballkanit jane sot Rama dhe Vucic, qe planifikuan copetimin e Kosoves, qe lobuan e paguan kripur per te bindur deri keshilltarin e sigurise kombetare ne Shtepi te Bardhe Bolton, se ndarja e Kosoves do te ishte e vetmja zgjidhje ballkanike per konfliktin Serbi Kosove.”

Sipas Çollakut, “sot dy te pikelluarit qe buzeqeshin nga halli, jane humbesit e medhenj te Ballkanit” dhe se “firma e presidentit Trump ne Shtepine e Bardhe grisi planet e Rames dhe Vucic per te ndare Kosoven.”

Postimi i plotë i Çollakut:

Te pikelluarit e medhenj te Ballkanit jane sot Rama dhe Vucic, qe planifikuan copetimin e Kosoves, qe lobuan e paguan kripur per te bindur deri keshilltarin e sigurise kombetare ne Shtepi te Bardhe Bolton, se ndarja e Kosoves do te ishte e vetmja zgjidhje ballkanike per konfliktin Serbi Kosove.

Sot dy te pikelluarit qe buzeqeshin nga halli, jane humbesit e medhenj te Ballkanit.

Firma e presidentit Trump ne Shtepine e Bardhe grisi planet e Rames dhe Vucic per te ndare Kosoven. Sot presidenti i SHBA tregoi se Kosova Serbia e Ballkani kane rruge e mundesi te tjera per te jetuar ne paqe e te zhvilluar,se ndarja e copetimi i Kosoves nuk eshte opsion.

Rama dhe taborri i tij i propagandes jane ne panik, pasi per dy vjet mashtruan e helmuan  publikun me tezen se Ndarjen e Kosoves e paska dashur SHBA e Shtepia e Bardhe.

Sot firma e Trump ne Shtepi te Bardhe tregoi qarte se teorite e ndarjes dhe implikimit te SHBA ne te ishin mashtrime te paguara e lobuara nga lobet proserbe ne Ëashington dhe sejmenet e tyre ne Tirane.

Të fundit