Flash News

KRYESORE

Rama dhe Xhafa ndërhyjnë në hetim. A mund të dalë Arta Marku kundër ‘agjencisë ndërkombëtare’ të Kryeministrit?

Rama dhe Xhafa ndërhyjnë në hetim. A mund të dalë Arta

Për herë të parë, kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj folën sot sa i takon audio përgjimit të publikuar pak ditë më parë nga Partia Demokratike. Që Rama dhe Xhafaj do të kishin të njëjtin qëndrim sa i takon kësaj çështjeje kjo nuk është e papritur, por deklaratat e tyre duket se anojnë më tepër nga ana e ndërhyrjes në hetimin e kësaj çështjeje.

Rama dhe Xhafaj përmendën sot se materialin audio e kanë çuar pranë një agjencie të njohur ndërkombëtare, emrin e së cilës as njëri dhe as tjetri nuk e thanë, dhe se nga përgjigja që ju ka ardhur ka rezultuar që regjistrimi është mashtrim.

Por a është në gjendje që Prokuroria, e cila tashmë ka nisur verifikimin e audio përgjimit, të dal kundër ‘agjencisë së njohur ndërkombëtare’, zëdhënës të së cilës sot u bë kryeministri dhe ministri i Brendshëm? A mundet që prokuroria, që drejtohet nga Arta Marku e cila ndodhet në këtë post ekskluzivisht me votat e mazhorancës, të dal kundër Ramës dhe Xhafës?

Këtë pak kush e besoj. /Politiko.al

Çfarë deklaruan Rama dhe Xhafaj

Rama: unë kam kërkuar nga një agjenci e specializuar ndërkombëtare  ekspertizën shkencore të këtij materiali... Unë e kam marrë mbrëmë analizën shkencore të kryer në një nga laboratorët më seriozë të botës

Xhafaj: Kam bërë vlerësim të asaj audio Agjenci shumë të njohur ndërkombëtare me përgjigjen e të cilave jam njohur dje.

Të fundit