Flash News

KRYESORE

Rama: I dimë shkaqet e përmbytjes së autostradës, do i shkojmë deri në fund

Rama: I dimë shkaqet e përmbytjes së autostradës, do i

Kryeministri Edi Rama mblodhi Komitetin e Koodinimit të Emergjenca sa i përket sitatës në vend. Rama foli ndër të tjerash edhe për shkaqet e përmbytjes së autostradës Tiranë-Durrës mbërmjen e djeshme.

“Është e papranueshme që të ndërtohet një gënjeshtër politike se me demek u hap Bovilla, apo Liqeni i Kasharit, që është akoma 3 metra nën kuotë”, tha Rama duke ju referuar akuzave të ngritura nga opozita.

Kreu i qeverisë u shpreh se janë të tjera shkaqe që shkaktuan përmbytjen.

“Ajo përmbytje ka disa shkaqe të tjera dhe mbështes ministrin e Brendshëm. Ne do t’i shkojmë deri në fund, aty është ndërhyrë drejtpërdrejtë në rrjetin e shkarkimeve, duke ndërtuar pa leje dhe improvizuar shkarkime që sjellin këto pasoja. Nuk do të falim asnjë përgjegjës për atë situatë. Do t’i shkojmë deri në fund”, tha Rama.

Të fundit