Flash News

KRYESORE

Rama: Dimri nuk kalohet në tenda, qeveria marrëveshje me hotelet

Rama: Dimri nuk kalohet në tenda, qeveria marrëveshje me hotelet

Kryeministri Edi Rama deklaroi se të gjithë shqiptarët e prekur nga tërmeti, nuk do të strehohen në tenda, por për ta do të mundësohen kushtet më të mira.

“Dimri nuk kalohet dot as nën qiell të hapur e as në tenda, prandaj qeveria do të nënshkruajë një marrëveshje me strukturat hoteliere të Durrësit, Kavajës dhe edhe Vlorës po të jetë nevoja, që të gjitha familjet e mbetura pa çati, të strehohen në kushte optimale, të shërbehen në kushte optimale, t’i kalojnë edhe festat e fundvitit në kushte optimale bashkë me fëmijët e tyre, ndërsa këta të fundit jo vetëm të mos jenë të detyruar të braktisin shkollën asnjë ditë, po edhe të mësojnë në kushte optimale🤗”, shkroi Rama në Facebook.

Të fundit