Flash News

KRYESORE

Rama: Ditmir Bushati reagoi instinktivisht por gaboi. Kërkoi ndjesë publike por prapë u ndëshkua

Rama: Ditmir Bushati reagoi instinktivisht por gaboi. Kërkoi ndjesë

Kryeministri Edi Rama reagoi pas vendimit të marrë nga Byroja e Kuvendit për përjashtimin nga Kuvendit të ministrit Ditmir Bushati. Rama thotë se Bushati reagoi instinktivisht, ku lagu deputetët e opozitës, dhe gaboi.

Sa i takon dënimit të ministrit, kreu i qeverisë shprehet se për mazhorancën rregullat vlejnë njësoj për të gjithë.

“Ditmir Bushati reagoi sot instinktivisht ndaj nje agresioni të shëmtuar dhe gaboi! Kërkoi ndjesë publike e prapëseprapë u ndëshkua. Sepse për ne rregullat vlejnë njësoj për të gjithë dhe NE NUK JEMI NJESOJ SI ATA që jo vetëm s’e njohin ndjesën, po janë krenarë për shëmtitë e tyre!”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.

Të fundit