Flash News

KRYESORE

Rama: Do zgjatim fashën e orareve por do rrisim ndëshkimet, do shkojmë deri në heqje lirie

Rama: Do zgjatim fashën e orareve por do rrisim ndëshkimet, do

Rama në komunikimin e tij të radhës tregoi se është mërzitur nga pamjet e sotme nga tregu i Kombinatit dhe njoftoi se do ketë fasha të reja orari si dhe ndëshkime më të forta. Ndërkohë Rama tregoi se do ketë disa lehtësira po ashtu për një target grup.

“Jam mërzitur pa masë nga pamjet skandaloze të tregut të Kombinatit në Tiranë, janë të patolerueshme dhe përbëjnë një konfirmim shembullor të nevojës për të ecur me forcimin e masave ndëshkuese për të padëgjueshmit dhe të pabindurit. Teksa po mendojmë, siç ua kam thënë, ta hapi pikatoren e lehtësimeve për mashne  madhe të njerëzve që po bëjnë rezistencën e duhur, duke sakrifikuar dhe mirëkuptuar plotësisht të gjitha kufizimet e rënda të lirisë, që i kemi imponuar njëri-tjetrit.”

Po ashtu, Rama tregon se javën e ardhshme, nga e hëna, do fillojnë të zgjaten fashat e orareve.

“Duam të lehtësojmë pak lëvizjen, tanimë që kemi konsoliduar dhe mekanizmin online për lejedaljet. Duam të lehtësojmë pak më shumë shërbimet bankare, tanimë që edhe si rrjedhojë e paketës mbështetëse, bankat  do duhet të përballojnë një volum më të madh shërbimi. Duam të lehtësojmë pak më shumë lëvizjen e automjeteve private.”

Rama theksoi se me këtë nuk duhet të abuzohet, kjo leje është vetëm për ata që shkojnë dhe vijnë në një punë të autorizuar me një fashë orari më të zgjatur.

Rama theksoi se këto lehtësira nuk përfshijnë baret, palestrat apo lokalet ku mblidhen shumë njerëz. Por, të gjitha këto kërkojnë një vetëdijë të lartë për ndërgjegjësimin dhe po ashtu do të shoqërohet me masa të reja ndëshkimi.

“Më parë duhet të merremi vesh mirë dhe të gjithë duhet ta marrin vesh e ta mësojnë se më e keqja jo vetëm nuk ka kaluar por  nuk ka ardhur akoma e kjo nuk është çështje oraresh, nuk është çështje rregullash, por është çështje e zemrekut të sahatit të trurit, që disave u ka mbetur po 12. Tiran,  Durrësi, Shkodra dhe Fieri mund të bëhen vatër-loja jonë nëse nuk i shtrëngojmë fort vidat e zinxhirit mbrojtës.”

Rama foli për planin që po përgatitet ku theksoi se paralelisht me disa lehtësira, do forcohen më shumë masat ndëshkimore:

“Ja cili është plani që ne po përgatisim dhe do kthehet në ligj shumë shpejt dhe pastaj do të hyjë veprim i shkall 137zuar sipas dinamikës së luftës. Si fillim do zgjasim fashën e orareve por paralelisht do të rrisim ndëshkimet. Dhe për rastet e përsëritura do të shkojmë deri në heqje lirie.”

Të fundit