Flash News

KRYESORE

Rama doli në mbrojtje Thaçit dhe Veselit, Hajdari bën ndërhyrjen e papërshtatshme: Hipokrizi! (Ruçi dhe kryeministri e injorojnë)

Rama doli në mbrojtje Thaçit dhe Veselit, Hajdari bën

Gjatë seancës së sotme parlamentare kryeministri Rama ka mbajtur një fjalim në mbrojtje të Kosovës, kundër akuzave të ngritura nga zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

E ndërsa ky fjalim i Ramës është duartrokitur nga anëtarët e Kuvendit, e vetmja që ka dashur të replikojë rreth saj ka qenë deputetja e opozitës parlametare Rudina Hajdari. Deputetja është shprehur se ky ishte një fjalim prekës por tepër hipokrit, pasi sipas saj nuk mund të flasim për Kosovën pa folur për viktimat e Komunizmit në vend.

Deklarata e saj bërë në një moment tepër të papërshtatshëm është injoruar krejtësisht nga kryeministri Rama, i cili ka zgjedhur të dalë nga salla.

“Nuk mund të flitet për Kosovën pa folur për viktimat e Komunizmit për personat e internuar, ku kabnë vdekur fëmijë dhe nëna. Pa patur asnjë nga ata në burgje. Më vjen keq që ne si kemi gjetur ata xhelatë që ti  fusim në burgje. Në ia kemi bërë gjëmën këtij vendi, atë që ia ka bërë Serbia kosovës ne ia kemi bërë vendit tonë. Prandaj mos ju vijë keq, duhet ta shikojmë të shkuarën tonë dhe mos kemi turp por të ngremë kokën lart dhe ti themi disa të vërteta para se të zëmë në gojë Kosovën”, tha Hajdari.

Më pas ka ndërhyrë edhe kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, i cili e cilësoi replikën e Hajdarit si ndërhyrjen më të gabuar që ka bërë ndonjëherë deputetja.

Debati i plotë:

Ruçi: (Pasi Rama duartrokitet) Besoj se duartrokitjet jane shprehje dakordësisë së plotë për ngjarjen e ditës së sotme. Mendoj ta mbyllim. (Ndërhyn Hajdari)

Hajdari: Ishte vërtet një fjalim i  duhur dhe padyshim na preku të gjithëve dhe për këtë smund të themi  asgjë. Arsyeja pse mora fjalën është për të thënë se rama mbajti një fjalim prej një ore më keq se Fidel Kastro vjen nkëtu e zë foltoren për një orë.

Hipokrizia më e madhe në këtë Kuvend nuk është vetëm e Ramës por e çdo kryeministri.

Nuk mund të flitet për Kosovën pa folur për viktimat e Komunizmit për personat e internuar, ku kabnë vdekur fëmijë dhe nëna. Pa patur asnjë nga ata në burgje. Më vjen keq që ne si kemi gjetur ata xhelatë që ti  fusim në burgje. Në ia kemi bërë gjëmën këtij vendi, atë që ia ka bërë Serbia kosovës ne ia kemi bërë vendit tonë.

Prandaj mos ju vijë keq, duhet ta shikojmë të shkuarën tonë dhe mos kemi turp por të ngremë kokën lart dhe ti themi disa të vërteta para se të zëmë në gojë Kosovën.

Ruçi: Me keqardhje zonja Hajdari më vjen keq të them se ke bërë ndërhyrjen më të gabuar dhe në kohën më të gabuar me fjalët më të gabuara. Unë kam qenë dëshmitar...

Të fundit