Flash News

KRYESORE

Rama e Balla takim me krerët e grupeve parlamentare të opozitës; në fokus Reforma Zgjedhore dhe ndryshimet kushtetuese

Rama e Balla takim me krerët e grupeve parlamentare të opozitës;

Kryeministri Edi Rama së bashku me kreun e Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Ballën, pritet të zhvillojnë një takim me gjithë krerët e grupeve parlamentare të opozitës në kryesinë e Kuvendit. Takimi i cili pritet të mbahet rreth orës 19:00, pritet të flitet për ndryshimet kushtetuese dhe Reformën Zgjedhore.

 “Sot, më datë 21 korrik, në orën 19:00, Kryeministri, z. Edi Rama, dhe Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, z. Taulant Balla, do të takohen me kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës. Takimi do të zhvillohet në Kryesinë e Kuvendit.”- njofton kryeministria.

Kujtojmë se, prej disa ditësh ndryshimet kushtetuese kanë qenë në fokus të debatit politik, pasi palët politike ende nuk kanë rënë në një marrëveshje. Referuar kësaj çështje, kryeministri Rama madje ka patur një takim me ambasadoren amerikane Yuri Kim paraditen e sotme në ambientet e Kryeministrisë. Ndërkaq ditën e djeshme, ai u shfaq si një rregullator në kërkesat e dy opozitave, asaj brenda dhe asaj jashtëparlamentare, në mbledhjen e Këshillit Politik.

Të fundit