Flash News

KRYESORE

Rama: E bëjmë atë që themi, ju lutem vetëm pak më shumë durim

Kryeministri Edi Rama ka shfrytëzuar aksionin e autoriteteve vendore të Bashkisë së Gramshit për të shembur digën në Kanionin e Holtës për të kërkuar më shumë durim nga shqiptarët.

Në një status në Facebook, ai shkroi se për qeverinë “po-ja është Po dhe Jo-ja është jo”.

“Bukuria e magjishme e kanionit të Holtës nuk mund të preket dhe nuk do të preket🤚

Për ne PO-ja është PO👍 dhe JO-ja është JO👎

Dhamë fjalën publikisht që JO, ky HEC nuk do të ndërtohej aty dhe PO, ky HEC nuk do të ndërtohet aty😁

Themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë themi🤝 Duhet vetëm pak më shumë durim në përgjithësi, ju lutem🙏”, ishte mesazhi i ramë u shemb diga prej betoni pranë Kanionit të Holtës në Gramsh. Lajmi u konfirmua edhe nga kryebashkiaku Klodian Taçe, ndërsa gjatë muajve të fundit u zhvilluan shumë protesta nga PD dhe aktivistë kundër ndërtimit të HEC-it që shkatërron ketë zonë të mbrojtur natyrore.

Të fundit