Flash News

KRYESORE

Rama e bën realitet, dhuron gjak në kryeministri, Basha: Po kthen gjakun e vjedhur shqiptarëve!

Rama e bën realitet, dhuron gjak në kryeministri, Basha: Po kthen

Menjëherë pas fjalës me deputetët e PS-së, ku u kërkoi atyre të duronin gjak, Kryemniistri Rama ka kaluar në veprim. Ai dhuroi gjak sot në kryeministri, në ndihmë të spitaleve dhe njerëzve që kanë nevojë për gjak.

Edi Rama tha se i kishte kërkuar kryetarit të grupit të organizojë një seancë dhurimi gjaku edhe deputetëve. “Edhe mirë, u tha ai deputetëve, bën nga pikëpamja e imazhit të deputetit para popullit, se balancon idenë se ne vetëm pimë gjak, dhe krijon idenë se ne mund të japim gjak. Do ta bëjmë në kryeministri dhe në fund duke parë sa gjak mungon do i marrim cdo ministri për të plotësuar detyrimet e PS-së ndaj institutit të dhurimit të gjakut”.

Ndërkohë një batutë e kryeministrit Rama se “Qeveria e tij nuk duhet akuzuar për pirje gjaku, pasi do të japë gjak”, i është përgjigjur kryetari i Partisë Demokratike Basha.  Ai tha se Rama po u pi gjakun shqiptarëve jo vetëm në kuptimin metaforik, por real: “Tallet me dhurimin e gjakut. Ta dijë se pirja e gjakut nuk është metaforë. “Rama 1” i ka marrë shqiptarëve 1. 5 miliardë dollarë, sipas shifrave zyrtare të institucioneve publike, para që janë abuzuar dhe vjedhur. Tani po kthen këtë gjak të vjedhur shqiptarëve.”

 

Të fundit