Flash News

KRYESORE

Rama e bllokoi për 4 vite, Veliaj prezanton projektin që kopjoi nga Basha. Videot dëshmojnë gjithçka

Projekti i prezantuar nga Erion Veliaj së fundmi, i cili do të ndërtohet në aksin e zgjerimit të bulevardit kryesor, në fakt është një projekt që kryebashkiaku aktual ka kopjuar nga Lulzim Basha.

Në vitin 2012, kur në krye të bashkisë së Tiranës ishte Lulzim Basha, projekti për zgjatimin e Bulevardit do t’i referohej  masterplanit të studios britanike "Grimshaw".

Juria ndërkombëtare e përzgjodhi atë si projektin më të mirë, por edhe më pak të kushtueshëm. Sipas mastreplanit fitues, bulevardi prej 1.8 kilometrash i gjatë do te kishte një gjerësi prej 60 metrash. Në të dy krahët e tij ishin parashikuar ndërtesa dhe shtëpi te ulëta. Objekti më i lartë në projekt ishte Pallati i Drejtësisë, i cili do të ishte në qendër të sheshit të drejtësisë.  Tre qendrat e Bulevardit do ndërthureshin me hapësira pushimi dhe sipërfaqe te gjelbra në të dy krahët e Lumit të Tiranës. Ndërsa për këtë projekt, në fund të vitit 2012 pritej që firma fituese të dërgonte  projektin e detajuar teknik dhe në fillim të 2013 parashikohej  nisja e punimeve.

Mirëpo për 4 vite ky projekt u bllokua nga kryeministri Edi Rama.

Veliaj prezantoi së fundmi të njëjtin projekt të kopjuar totalisht nga Basha. Këtë e dëshmojnë dhe videot e mëposhtme:

 

 

Të fundit