Flash News

KRYESORE

Rama e cilësoi si model suksesi, kush është mjeku që u arrestua një vit pasi u kthye nga SHBA

Rama e cilësoi si model suksesi, kush është mjeku që u

Dy ditë më parë, u vunë në pranga nëntë mjekë dhe drejtues të Spitalit Rajonal të Shkodrës.

Ata u arrestuan me urdhër të Prokurorisë pasi i kishin kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë materiale mjekësore për kabinetin e hemodinamikës më shumë sesa kishte nevoja spitali. Ajo që ra në sy ishte se mes të arrestuarve renditej edhe kardiologu Luan Dragusha.

Ky nuk është një emër i panjohur, sidomos për shkodranët, pasi një vite më parë kryeministri Edi Rama e cilësoi si model suksesi, duke qenë se sipas tij la SHBA-në për të ardhur në Shkodër.

‘’Unë në radhë të parë jam shkodran. Jam nga ata shkodranët e vjetër dhe gjithë të afërmit i kam në Shkodër. Pavarësisht se në spitalet private bëhet mjekësi, mendova se në Shkodër do të merrja më tepër sadisfaksion nëse do të trajtoja njerëzit e mi”, mësohet të ketë thënë mjeku në një intervistë një vit më parë.

Të fundit