Flash News

KRYESORE

Rama e emëroi zv.ministër pas denoncimeve, gazetari i zhgënjyer me Taulant Mukën: Të kam dhj**ë mu në diplomë

Pak ditë më parë, lajmi për emërimin në postin e zv.ministrit të Arsimit të Taulant Mukës nga Edi Rama shkaktoi jo pak indinjatë në opinionin publik.

Muka zuri vendin e lënë bosh pas dorëheqjes së Ervin Demos, i cili u denoncua prej tij për plagjiaturë.

Gazetari Edi Oga tregon se ka tentuar të flasë për motivet e këtij vendimi që mori Muka, por sipas tij ka qenë e pamundur dhe nuk ka marrë përgjigje.

Në një reagim në rrjetet sociale, Oga flet i zhgënjyer për vendimin e Taulant Mukës, që sipas tij me denoncimet që kreu muajt e fundit i kishte ngjallur shpresën se ka ende të rinj të shkolluar jashtë vendit që mund të sjellin ndryshimin e madh në Shqipëri.

Statusi i plotë:

...ZHGËNJIM

Taulantin e njoha në një aktivitet serioz, ku fjala, idetë dhe bindjet e këtij djaloshi ishin gjithashtu serioze. Më ngjalli idenë se ka akoma shpresë në këtë vend dhe të rinj të tillë të shkolluar jashtë vendit, mund të sjellin ndryshimin e madh!

E pashë protagonist në një akuzë për plagjiaturë, akuzë e cila rezultoi në një dorëheqje dhe në një indiferencë. Gjithsesi, diçka lëvizi.

Taulanti është shfaqur hapur kritik ndaj kësaj qeverisje, madje me një fjalor të denjë vetëm për gojëndyrët e opozitës. (lexo statusin i tij i një viti më parë)

Ajo që ndodhi, është e pabesueshme!

Një kryeministër i sharë nga ky djalosh "kurajoz", për "shërbimin" e bërë, e emëron në vendin vakant të zv/ministrit të dorëhequr!

Taulanti e pranon! Po. Pranon postin. Postin që sulmoi të një qeverie që ai e quan "qelbësirë" dhe do vijë me avion për ta rrëzuar!

E pyeta në privat për motivet, por nuk m'u përgjigj. Shkencëtari duket as nuk e percepton dot gravitetin e veprimit që ka kryer. Kaq e shijshme të jetë për të kjo kockë?

E vetmja shpresë që kisha, se të rinjtë e shkolluar në perëndim do të sillnin ndryshim në mentalitet, mu shkërmoq nga ky veprim i pakualifikueshëm.

Të rinj të mençur që keni studiuar jashtë, nëse ktheheni për t'u bërë zv/ministra të një qeverie që doni ta rrëzoni, ju kam dhj**ë mu në diploma!

U bëra sponsor i këtij djaloshi në atë event. Fola fjalët më të mira dhe e shpalla shembull për t'u ndjekur. Doli kungull edhe ky. Më ndjeni.

Të fundit