Flash News

KRYESORE

Rama e kërcënoi dhe e quajti horr/ PD: Falë Emiljano Nuhut qytetarët po njohin të vërtetën

Rama e kërcënoi dhe e quajti horr/ PD: Falë Emiljano Nuhut

Në një deklaratë publike, Partia Demokratike i ka dalë sërish në mbrojtje Emiljano Nuhut duke thënë se korrektesa e Policisë së Shtetit përfaqësohet vetëm nga nënkomisari dhe se për shkak se ai mori anën e ligjit dhe jo të krimit, sot kemi gjurmë të denoncimit.

Partia Demokratike shton se qëndrimi i sotëm i policisë për sjellje korrekte të saj që prej fillimit të denoncimit, përgënjeshtron kryeministrin Edi Rama se Emiljano Nuhu është një horr që ka shkelur ligjin dhe duhet ndjekur këmba këmbës.

Deklarata e Partisë Demokratike:

Që prej 21 korrikut, kur Xhisiela Maloku bëri denoncim për përdhunim, kanosje me armë dhe kërcënim për jetën ndaj djalit të deputetit socialist, Rrahman Rraja, korrektesa e Policisë së Shtetit përfaqësohet vetëm nga nënkomisar Emiljano Nuhu. Për shkak se oficeri i policisë, mori anën e ligjit dhe jo të krimit,   sot kemi gjurmë të denoncimit!

Për shkak të guximit dhe përgjegjshmërisë qytetare të atij që Edi Rama e kërcënoi dhe e quajti horr, qytetarët po njohin të vërtetën se Policia nuk u shërben atyre, por kriminelëve.

Është mashtrim qëndrimi i Policisë se ndjekja penale nuk u mbyll edhe pas tërheqjes së kallëzimit nga vajza e dhunuar. Ligji e detyron policinë që, për veprat penale që ka kryer djali i deputetit, të mos e mbyllë çështjen edhe kur denoncuesi tërhiqet.

Qëndrimi i sotëm i policisë për sjellje korrekte të saj që prej fillimit të denoncimit, përgënjeshtron kryeministrin Edi Rama se Emiljano Nuhu është një horr që ka shkelur ligjin dhe duhet ndjekur këmba këmbës.

Të fundit