Flash News

KRYESORE

Rama e klasifikoi në ‘listën e zezë’, ish-kandidatja e PS garon për KQZ-në e re: Kam përvojë të mjaftueshme për dy komisione

Rama e klasifikoi në ‘listën e zezë’, ish-kandidatja

Lindita Tako, ish-zyrtarja e lartë e Drejtorisë së Verifikimit të Titujve të Pronësisë në Tiranë, njëherësh kandidate për deputete e PS-së në Dibër në zgjedhjet e vitit 2017 ishte pjesë e seancave dëgjimore në ditën e dytë para komisionit të Posaçëm për përzgjedhjen e anëtarëve të KQZ-së së re.

Ajo deklaroi se konkurron për dy pozicione në KAS dhe komisionin rregullator.

“Kam përvojë të mjaftueshme në aspektin ligjor në komisionerin rregullator dhe KAS, kam përvojë administrative për vendimmarrjet administrative. Formimi im bën që unë të jem e përshtatshme për këto dy pozicione”, tha Tako.

Kujtojmë se Tako është klasifikuar nga kryeministri Edi Rama si pjesë e “listës së zezë” me 100 nëpunësit e dyshuar si abuzues në administratën shtetërore dhe te denoncuar nga qytetaret.

Të fundit