Flash News

KRYESORE

Rama e kritikoi publikisht, kryebashkiakja e PD-së publikon email-in falënderues që i ka dërguar Kryeministria

Rama e kritikoi publikisht, kryebashkiakja e PD-së publikon email-in

Përplasjet publike mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetares së Bashksië së Shkodrës, Voltana Ademi, janë të njohura. Kritikat e fundit të Ramës ndaj Ademit kishin të bënin sa i takon bashkëpunimit për platformën e bashkëqeverisjes, ku kreu i qeverisë tha se Bashkia e Shkodrës mban rekord, pasi refuzon çdo lloj bashkëpunimi.

Por Ademi e hodhi poshtë këtë qëndrim të Ramës dhe lexoi para gazetarëve një email falënderues për bashkëpunimin që një prej koordinatoreve të platformës së bashkëqeverisjes i kishte dërguar në qershor të këtij viti.

“Do të mund t’ju lexoj një email që ka ardhur për Bashkinë e Shkodrës lidhur me punën që zhvillon Bashkia e Shkodrës në përgjigje të çdo kërkese dhe çdo ankese që qytetarët bëjnë edhe në një platformë qeveritare sikurse është platforma për bashkëqeverisjen.

Do t’ua lexoj për korrektësi dhe mund ta ndaj dhe me ju në vijim.

‘E nderuar zonja Ademi, e nderuar zonja Koliqi (nënkryetarja e Bashkisë Shkodër), së pari ju falenderojmë për korrektësinë dhe bashkëpunimin e shkëlqyer që kemi patur në lidhje e trajtimin e ankesave të ardhura në platformën shqipëriaqëduam.al. Duke ju falënderuar përzemërsisht dhe duke ju uruar punë të mbarë dhe suksese, me konsideratë Adela Aliaj (që është koordinatore) për platformën për bashkëqeverisje pranë zyrës së kryeministrit’.

Daton 20 qershor 2018”, tha Ademi.

Të fundit