Flash News

KRYESORE

Rama e la jashtë qeverisë, Presidenti Francez nderon deputeten e PS me dekoratën e lartë

Ish-ministrja e Mbrojtjes e mandatit të kaluar, aktualisht deputete e PS në qarkun e Kukësit, Mimi Kodheli është nderuar me dekoratën e lartë nga Presidenti Francez.

Kodheli u nderua me Legjionaren e Nderit Francez, një medalje që jepet për trimëri në veprimet ushtarake ose për shërbim ushtarak 20-vjeçar të dalluar, por edhe në rastet e civilëve, kur puna e tyre rrit reputacionin e vendit që përfaqëson përmes studimeve, arteve, shkencave, politikës etj.

Kolegu i saj, Ulsi Manja ka publikuar foto nga ceremonia dhe shkruan se ky titull është i merituar nga Kodheli.

“Franca di se kë nderon ....!

Me Legjionaren e Nderit Francez , kolegen tonë Mimi Kodheli !

Nderi që Presidenti Francez i bëri Mimit na bën krenar edhe ne që e kemi kolege dhe shoqe shumë të mirë. Urime Mimit për titullin e merituar që mori sot ! “, shkruan deputeti socialist.

Të fundit