Flash News

KRYESORE

Rama e mohoi, video ku Gent Cakaj flet për ndryshimin e kufirit mes Kosovës dhe Serbisë

Rama e mohoi, video ku Gent Cakaj flet për ndryshimin e kufirit mes

Në takimin me përfaqësues të trupit diplomatik, kryeministri Rama u shpreh se Gent Cakaj, i propozuar prej tij në postin e ministrit të jashtëm, nuk është shprehur asnjëherë për çështjen e kufirit mes Kosovës dhe Serbisë.

“Nuk ka predikuar kurrë ndryshime kufijsh në Ballkan dhe s’ka marrë përsipër të ndërhyjë në çështjen mes Kosovës dhe Serbisë”, u shpreh Rama.

Qëndrimi i Cakajt në lidhje me këtë çështje u rendit mes arsyeve për të cilat ai nuk mori dekretimin e Presidentit.

Por ndryshe nga sa u shpreh Rama, video e mëposhtme tregon qëndrimin e mbajtur nga Cakaj, sa i takon ndryshimit të kufijve, gjatë një interviste në një prej televizioneve në Kosovë.

 

Të fundit