Flash News

KRYESORE

Rama e mohon, PPE rezolutë për 15 kushtet para datës për mbledhjen ndërqeveritare

Rama e mohon, PPE rezolutë për 15 kushtet para datës për

Grupi Parlamentar i Partive Popullore Europiane (PPE) dorëzoi dje (të hënën) në mëngjes një amendament për rezolutën mbi Ballkanin Perëndimor, e cila pritet të miratohet këtë javë në plenaren e Parlamentit Europian.

Europarlamentarët e qendrës së djathtë mendojnë se Rezoluta e hartuar nga socialisti kroat Tonino Picula është e përgjithshme dhe nuk përmend kushtet të cilat BE i caktoi ‘qeverisë Rama’ në mars 2020.

Në të qartësohet se Parlamenti Europian “thekson 15 kushtet e caktuara nga Këshilli i Bashkimit Europian që Shqipëria duhet të ketë përmbushur përpara thirrjes Konferencës Ndërqeveritare të parë me shtetet anëtare”.

Nëse kthehemi pas në kohë, në Këshillin Kombëtar të Integrimit, Edi Rama i cili foli për rreth 25 minuta nuk u ndal aspak te 15 kushtet, ndryshe nga presidenti Ilir Meta i cili u fokusua totalisht gjatë gjithë fjalës së tij.

Po ashtu, edhe në konferencën e mbajtur një ditë më pas, dhe i pyetur nga gazetarët ai e mohoi se duhen përmbushur 15 kushte para datës për mbledhjen ndërqeveritare.

“Nuk ka, nuk ekzistojnë”, u shpreh Rama i prerë, megjithatë, amendamenti është firmosur nga eurodeputetja Kinga Gàl, raportere e PPE për këtë rezolutë, me kërkesën e raporterit për Shqipërinë  David Lega dhe me pëlqimin e koordinatorit Michael Gahler.

Të fundit